United Hospital

Pse duhet ngrënë rregullisht presh?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përveçqë është i shijshëm dhe ushqyes, preshi përmban vetëm 27 kalori, e duke pasur parasysh se është i pasur me ujë (97 për qind), është edhe diuretik i shkëlqyeshëm.

Konsumohet i freskët, e mund edhe të zihet, të shtohet në supë, sallata, pite dhe është ideal për ushqime të yndyrshme, sepse e lehtëson tretjen. Është i pasur me kalium dhe natrium, ndërsa secila pjesë e kësaj perime është njëjtë e shijshme dhe e shëndetshme.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike.

Hidromorava

Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme që të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit, kur jemi më shpesh të ndjeshëm ndaj viruseve, ndërsa ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose që të zihet shumë shkurt në ujë ose të fërgohet në vaj, për të mos ia avulluar substancat ushqyese, para së gjithash vitaminat C dhe A.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit./Femina/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.