Fulhami s`e lëshon Kasamin
Pajtim Kasami vazhdon të befasojë në fanellën e Fulhamit. Së fundmi flitej për një interesim të Juventusit për shërbimet e tij, por menaxheri Martin Jol e ka këshilluar futbollistin shqiptar të mos i dëgjojë spekulimet e fundit.
“Nuk është ende lojtari më i mirë i Premierligës, por pa 2-3 vjetësh mund të bëhet lojtar i madh. Në atë rast, Juventusi mund të vijë këtu dhe të paguajë një shumë të madhe për të. Ky skenar do të ishte i mirë për të gjithë”, theksoi Jol për mediat britanike.
Përfaqësuesi zviceran po luan me sukses sivjet në Premierligë. Gjatë karrierës, futbollisti shqiptar nga Maqedonia kishte luajtur në Itali, në ekipin e të rinjve të Lazios dhe në Palermo, ku kishte zhvilluar 14 ndeshje në sezonin 2010/11, por pa lënë gjurmë tek ekipi sicilian.

