As Gjilani nuk ia shkakton Istogut humbjen e parë
Gjilan – Gjilani nuk ia ka dalë që t’ia shkaktoj Istogut humbjen e parë në këtë kampionat dhe mbeti edhe më tej në pozitën e dytë, pikërisht pas këtij ekipi që është ballafaquar sot. Një çerek ore e ka ndarë Gjilanin nga fitorja, por në fund ka mundur ta humb edhe krejt ndeshjen, ngase mysafirët patën një rast shumë të mirë.
Gjilani – Istogu 1:1 (1:0), shënues: Labinot Haliti 24’ – Mark Milicaj 75’.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 1000. Gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Bekim Rama. Shënues: Haliti 24’ – Mark Milicaj 75’. Kartoni i verdhë: Gacaferri, Dervishaj.
Gjilani: Ajdini, Hyseni, Kastrati, Uka (Arifi), Maliqi, Shaqiri (Muja), Morina, Sermaxhaj, Haliti, Ferati (Mustafa), Selmani. Trajner: Muharrem Sahiti.
Istogu: Bandiq, Morina, Kastrati, Dervishaj, Maxharraj, Gacaferri, Kryeziu (Dreshaj), Salihi (Xh. Bajramaj), Bajra (S. Bajramaj), Bajraktari, Milicaj. Trajner: Besim Podrimaj.
Gjilani nuk ia ka dalë që t’ia shkaktoj Istogut humbjen e parë në këtë kampionat dhe mbeti edhe më tej në pozitën e dytë, pikërisht pas këtij ekipi që është ballafaquar sot. Një çerek ore e ka ndarë Gjilanin nga fitorja, por në fund ka mundur ta humb edhe krejt ndeshjen, ngase mysafirët patën një rast shumë të mirë.
Kanë qenë të parët mysafirët që kanë rrezikuar edhe atë që në minutën 15, kur Milicaj pasi është shërbyer nga thellësia pati një rast shumë të mirë, por për pak gjuajti mbi portë. Dy minuta më pas rast të mirë ka pasur Shaqiri i vendasve, i cili gjuajti nga 20 metra, por edhe ky për pak nuk ishte i saktë.
Vendasit ia kanë dalë të shënojnë të parët në minutën 24, kur Sermaxhaj ka dhënë një gjuajtje dënimi nga e djathta e në topin e harkuar më së larti ka kërcyer Haliti, që qëlloi topin me kokë dhe e dërgoi atë në këndin e epërm të djathtë të portierit Bandiq. Prej se shënoi golin, Gjilani disi u tërhoq në mbrojtje dhe ka mundur të dënohet që në minutën 60, kur Bajraktari për pak ka gjuajtur mbi portë.
Një çerek ore më pas, gjilanasit po mbanin topin në mesin e fushës, bile ata u ndalën duke menduar se ndaj lojtarit të tyre u shkaktua goditje dënimi, gjë të cilën nuk e mendoi gjyqtari dhe lejoi që ndeshja të vazhdojë e pikërisht në këtë situatë më së miri u gjet Milicaj, i cili u shmang dhe kur u gjet i vetmuar para portierit Ajdini, diti të qëlloj këndin e poshtëm të djathtë. Kanë pasuar reagimet e lojtarëve të Gjilanit e më i zëshmi në këtë situatë ishte kryetrajneri Sahiti, i cili u përjashtua nga fusha.
Në pjesën e mbetur të lojës, Gjilani me të gjitha forcat u hodh në sulm dhe kur po mëtonte të shënojë për pak sa nuk u dënua, ngase Bajramaj ia doli të përvidhet dhe gjuajti nga largësia e topi u përplas në tërthorëse, për të lënë rezultatin e barabartë. /rajonipress/

