Mustafi, hero i Sampdorias
Shkodran Mustafi ka qenë hero i Sampdorias. Futbollisti shqiptar ia ka siguruar ekipit nga Genova fitoren ndaj Atalantas me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar dje.
Përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë e shënoi golin e fitores në minutën e 56-të me kokë, për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme ekipit të tij.
Pas kësaj fitoreje, skuadra bardh e kaltër i iku sadopak fundit të tabelës, duke u ngritur në pozitën e 14-të me 9 pikë të grumbulluara.

