KKVITI

Akademikët bëjnë apel për ndaljen e keqpërdorimeve në UP

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Hulumtues e mësimdhënës nëpër universitetet botërore kanë reaguar duke shprehur shqetësim se rasti i profesor Arben Hajrullahut konfirmon keqmenaxhime brenda UP-së, shkruan sot, gazeta Zeri.

Doktorantë dhe staf akademik nëpër universitete të ndryshme të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë reaguar të enjten ndaj trajtimit të profesorit të shkencave politike Arben Hajrullahut nga ana e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (UP). Përmes një letre publike ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me pengimin e Hajrullahut që të rizgjidhet profesor i rregullt. “Ndaj tij po aplikohet zbatim i dyshimtë dhe jo i njëtrajtshëm i procedurave. Ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës dhe institucionet tjera përgjegjëse që të parandalojnë mundësinë e keqpërdorimit të konkursit publik në rastin e profesor Hajrullahut, si dhe të të gjitha rasteve tjera të tilla në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në letrën që i është drejtuar rektorit Marjan Dema, si dhe i është përcjellë edhe ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Uji Dea

Doktorantë dhe staf akademik nëpër universitetet evropiane nga Kosova kanë theksuar se rastet e tilla janë zhgënjyese për studiuesit e ndershëm dhe nuk e ndihmojnë “kthimin e trurit” në Kosovë.

“Pengimi i rizgjedhjes së profesor Hajrullahut duket të jetë i ndërlidhur me aktivitetin e tij në shërbim të ngritjes së llogaridhënies, përmirësimit të cilësisë në mësimdhënie dhe parandalimit të shkeljeve të normave akademike në UP. Profesor Hajrullahu është ndër të rrallët që ka kritikuar dhe ka denoncuar publikisht parregullsi dhe keqpërdorime në institucionin ku punon”, thuhet më tej në këtë letër, të cilën e posedon “Zëri” e të cilën e kanë nënshkruar stafi akademik që jep mësim në universitetet me renome botërore.