UBT

Fatbardha Selmani: Për Gjilanin Evropian me fushatë Evropiane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me iniciativë të shtabit zgjedhorë të nëndegëve XIV dhe XV të PDK-s, sot në qytetin tonë u organizua një xhiro me biçikleta në mbështetje të kandidates për këshilltare komunale , Fatbardha Selmani e cila vjen nga këto nëndegë të lagjes Dheu i bardhë.

Gjatë kësaj shëtitje me biçikleta e pranishme ishte edhe vet kandidatja Fatbardha Selmani e cila i falënderoi nëndegët për përkrahje e në veçanti shoqëruesit e sajë të cilët ishin të shumtë në mbështetje, por për të eliminuar tollovitë në qytet u organizuan vetëm një pjesë e tyre për ta shoqëruar nëpër qytet.

Selmani u shpreh e kënaqur me mbështetjen që i bënë qytetarët gjithandej nëpër Gjilan duke i ofruar mbështetje të fuqishme për ta votuar atë si kandidate dhe Kandidatin e PDK-s për kryetar njëherit edhe kryetarin aktual të komunës Qemajl Mustafa, i cili cilësohej nga të gjithë pa dallim si kryetari më i suksesshëm që ka pasur komuna jonë deri më tani e që duhet t’ia besojmë edhe një mandat për të qeverisur komunën e Gjilanit.

United Hospital

Gjatë kësaj shëtitje nëpër qytet, përpos takimit dorë më dorë me qytetarë ekipi qe e shoqëronte Fatbardha Selmani bëri disa ndalime nëpër qendrat tregtare duke i vizituar dhe bashkëbiseduar me konsumatorët e rastit.

Fatbardha duke u shprehur mirënjohëse për këtë mbështetje kërkoi prej qytetarëve që me 3 Nëntor të dalin masovisht në zgjedhje dhe ta votojnë PDK-n si parti me vlera evropiane dhe kandidatin për kryetar zotin Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.