UBT

Bajrami: S’ka shanse të kthehem në Elfsborg

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emir Bajrami e ka hedhur poshtë rikthimin në Elfsborg sezonin tjetër. Futbollisti kosovar aktualisht është pjesë e Panathinaikosit, ku ishte transferuar nga Twente, ku nuk arriti të lë gjurmë.

Mirëpo, problemet shëndetësore e lanë atë jashtë fushës, por 25 vjeçari shpreson të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Më duhet ta heq qafe këtë lëndim. Kur ushtroj fort, mund të vrapoj vetëm 40 për qind. Më duket vetja sikur të isha 80 vjeç. Por, do të kthehem në fushë pas Krishtlindjeve”, deklaroi përfaqësuesi suedez për Boras Tidning.

United Hospital

“Unë jam në vendin e duhur në Athinë. Këtu është ushqimi i mirë, moti i mirë dhe jam i kënaqur me gjithçka. Prandaj, rikthimi në Elfsborg për sezonin tjetër nuk është një opsion për mua”, u tha Bajrami medieve suedeze, që spekulonin për një rikthim të tij në ‘atdhe’.

As menaxheri i Elfsborgut, Stefan Andreasson nuk beson se është koha e duhur për ta rikthyer Bajramin në klubin ku u rrit dhe ku bëri emër.

“Ne jemi të interesuar gjithmonë që t’i rikthejmë lojtarët tonë. Por, nuk është reale të mundohemi ta rikthejmë Emirin sezonin tjetër”, theksoi Andreasson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.