United Hospital

Shqipëria vazhdon të llogarit në Januzajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të shpresojë se Adnan Januzaj do të pranojë t’i mbroj ngjyrat e saj, pavarësisht faktit që babai i 18 vjeçarit ka lënë shumë pak shpresa gjallë, në shenjë pakënaqësie me politikat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Madje, përzgjedhësi i skuadrës shqiptare, Gianni De Biasi, vazhdon të insistojë në mesfushorin e talentuar të Manchester Unitedit, i cili me ngulm po kërkohet edhe nga Belgjika e Anglia, por edhe disa shtete tjera. Strategu italian shpreson se Januzajn do ta ketë në dispozicion qysh në eliminatoret për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Francë në vitin 2016.

United Hospital

“Do të punoj në bashkëpunim me Federatën, duke e pasur të qartë në kokë sesi do të mund ta motivojë këtë djalosh për të luajtur me Shqipërinë. Sigurisht që do ta bëjë një tentativë për ta bindur që të luajë me ne. Nuk e di sesa do të mund të jem i suksesshëm në këto përpjekje, por sigurisht që do ta takojmë Januzajn”, ka deklaruar De Biasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.