Eko Higjiena

Qeveria dhe Byroja e Sigurimeve në konflikt rreth tarifave për Luginën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria dhe Ministria e Financave kanë vazhduar ta fshehin nga publiku deklaratën financiare të vendimit për të hequr tarifat e sigurimit për banorët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, që hyjnë me vetura në Kosovë. Vendimi për këtë thotë se Byroja e Sigurimeve përkohësisht do të ofrojë mbulesë të përkohshme për sigurimin e këtyre veturave. Por në Byro kanë thënë se mund të kryejnë vetëm punë teknike dhe jo të mbulojnë ndonjë pagesë, shkruan Koha Ditore

Akoma nuk dihet institucioni që do të mbulojë pagesën për sigurimin e automjeteve, nga e cila e cila Qeveria ka liruar vetëm banorët e Lugines së Preshevës që me autovetura hyjnë në Kosovë.

FIDANISHTJA

Byroja kosovare e sigurimeve nuk do ta marrë mbi vete këtë kosto financiare dhe do të kërkojë nga Qeveria kompensim.
Rrahim Pacolli, përfaqësues i Byrosë, i ka thënë gazetës se institucioni që drejton do të kryejë vetëm punët teknik, por jo edhe që të marrë përsipër koston e vendimit të Qeverisë.

“Normal që teknikisht në pikat në pikat kufitare lëshojmë polisat, i fotokopjojmë dhe kryejmë aspektet teknike”, ka thënë Pacolli./Koha Ditore/