Kasami shënon golin e vitit në Premier League
Skuadra e Fulhamit, ku paraqitet mesfushori shqiptar Pajtim Kasapi ka shënuar fitore të thellë si mysafirë i ekipit Crystal Palace.
Futbollistët e Fulhamit arritën të arkëtojnë tre pikë në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues pas triumfit me rezultat 4:1 ndaj Palace.
Në fakt, futbollistët e Palace kaluan në epërsi të parët në saje të golit të Mariappa, i cili shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes.
Por, mesfushori shqiptar Kasami u përkujdes që t’ia sillte barazimin skuadrës së tij në minutën e 20-të duke realizuar golin e sezonit në Premier Leaguen angleze, në stilin Marco Van Basten.
Në vazhdim të ndeshjes lojtarët e Fulhamit arritën të shënojnë edhe tre gola të tjerë me anë të Steve Sidwell (45’), Dimitar Berbatov (50’) si dhe
Phillipe Senderos (55’) dhe vulosën rezultatin përfundimtar, atë të 4:1 për Fulhamin.
Pas kësaj fitoreje, Fulhami tani ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e 14-të të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e fundit me tre pikë të fituara.

