Fundamenti

Parodi : Në bahçe me portokall

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti , muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Në bahçe , o, me portokall – e ,
Hyjnë e dalin shkijet pa hall –e !
Hajde, dil moj nëno, shih si po kërcejnë –
Po na vijnë çetnikët – zemrat na i rrëmbejnë !

Në bahçe , o, n’ këtë tokë Dardane –
Kërcejnë shkijet , o, hiq pa dane !
Hajde , dil moj nëno , shih si po kërcejnë –
Po na vijnë çetnikët – zemrat na i rrëmbejnë !

N’ Mitrovicë edhe në Zveçan – e ,
Kërcejnë shkijet , o, me tupan – e !
Hajde , dil moj nëno , shih si po kërcejnë –
Po na vijnë çetnikët – zemrat na i rrëmbejnë !

Kërcejnë shkijet , o, me një tel –e ,
Kanë marrë mësime , o, në Bruksel – e !
Hajde , dil moj nëno , shih si po kërcejnë –
Po na vijnë çetnikët – zemrat na i rrëmbejnë !

Në bahçe , o , te Graçanica –
Kërcejnë shkijet hiq pa gaçica !
Hajde , dil moj nëno, shih kush po kërcen –
Po na kërcen Vulini – zemrat na i rrëmben !

FIDANISHTJA

Në Deçan e n’ Gazimestan – e,
Kërcejnë shkijet për Vidovdan- e !
Hajde , shih moj nëno , n’ tokën e “Shenjtërisë” –
Si i përkundin djepat , shkijet e Serbisë !

Në Prizren , o, rreth Shatërvanit –
Kërcen zëvendësi i Sllobodanit !
Hajde , dil moj nëno, shih kush po kërcen –
Po na kërcen Daçiqi , zemrat na i rrëmben !

Hashim Thaçi , o , po e rreh defin –
Nuk ia prishë , o, Daçiqit qejfin !
Hajde, dil moj nëno, shih qysh po kërcejnë –
Thaçi e Daçiqi – zemrat na i rrëmbejnë !

Gjilan, më 19.10.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.