Cana ishte idhull i fëmijërisë për Januzajn
Miqtë belg të super-talentit të Manchester Unitedit tregojnë se kapiteni i kombëtares shqiptare ishte idhull i fëmijërisë i tij.
Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me ekipin e Manchester Unitedit, por ai ende nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luaj në të ardhmen.
Gjatë kohës sa po rritej në Bruksel të Belgjikës, ai ka pasur idhull Lorik Cana.
Shoku i tij i fëmijërisë, Jonathan Kindermans e tregoi këtë. “Kur flisnim për ekipet kombëtare, ai për herë fliste për Canën. Ne do t’i thonim se kemi Kompany dhe Fellaini, por ai do të thoshte, ‘po, por Belgjika është e dobët’, sepse nuk po luanim mirë në atë kohë”, tha ai.
“Tifozët shqiptar e kanë njohur atë që nga mosha 15 vjeçe dhe tani pasi që ka shënuar dy gola, tifozët belg po e njohin. Ai mund të bëjë histori me Shqipërinë, mund t’i kualifikojë dhe do të flas për te më se 50 vite, ai mund të zjedh edhe Belgjikën, nëse dëshiron të jetë në botëror, por në Belgjikë ka shumë lojtar të mirë”, tha ai për gazetën britanike, Daily Mail.
Gjithsesi vendimin final ai do të marr nën influencën e fortë të babait të tij, Abedini. /Telegrafi/

