ARKATANA

Buja legalizon diplomat e dyshimta!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, në fillim të këtij muaji ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ, në bazë të të cilit do të njihen edhe diplomat e dyshimta të fituara jashtë Republikës së Kosovës.

Udhëzimi Administrativ: “Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës”, i nënshkruar nga ministri Buja më 2 tetor të këtij viti, ka alarmuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), sipas së cilës ky Udhëzim nuk është hartuar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe nuk përmban as kriteret e cilësisë të përfshira më parë në udhëzimin e vjetër.

Prandaj, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është e vendosur që të mos e njohë këtë Udhëzim Administrativ, pasi që, sipas tyre, nuk do të ruajë cilësinë, por do të legalizojë diplomat e dyshimta dhe jocilësore, të të gjitha niveleve.

Mobi Casa

Përmbajtja e këtij udhëzimi, sipas kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, bie ndesh dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë. Zhushi-Etemi ka thënë se Ligji për Arsimin e Lartë është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm sesa udhëzimi.

“Ky udhëzim do të rrezikojë cilësinë dhe standardet e arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë ajo për “Zërin” duke shtuar se Udhëzimi Administrativ nuk përmban kriterin që programet e institucioneve të arsimit të lartë të jenë të akredituara nga një trupë ekspertësh ndërkombëtarë, nga një institucion i njohur ndërkombëtarisht për akreditim…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.