Musliu: Daqiçi nuk vjen në Preshevë, e dinë mirë se nuk do të pritet me lule
Preshevë – Edhe liderët e Luginës së Preshevës vizitën e kryeministrit serb Ivica Dacic sot në Kosovë e kanë cilësuar me motive politike, jo vetëm i fushatë por edhe për sensibilizuar çështjen serbe në Kosovë. I të njëjtit mendim është edhe Jonuz Musliu (LPD) kryetar i kuvendit të Komunës së Bujanocit.
„Vizita e sotme e Ivica Dacicit në Kosovë na përkujtoi vizitën e Miloshevicit në Gazimestan i cili për dallim nga ish-patroni i tij, ky i fundit nuk ju tha serbëve se nuk guxon kush t ju prek qimet e flokëve. Qëndrimi i kreut të qeverisë serbe sot në Kosovë dëshmoj edhe kësaj radhe pretendimet serbe, vizitë kjo e cila ishte me prapapavijë politike.
Themi kështu sepse për herët të parë një kryeministër i një vendi injoron një mjedis, territor të cilin e konsideron si jug të Serbisë, pra Preshevën dhe shkon për vizitë në një mjedis të një shteti të huaj ?! “ka deklaruar sot për „Presheva jonë“ Jonuz Musliu ish-drejtor i SHP të UÇPMB-së.
Se e kanë ndërmend ta ftojnë kryeministrin Dacic për një vizitë në Preshevë në vazhdim Musliu është përgjigjur se „unë jo, dhe s’është kah na duhet dhe nuk e kemi ndërmend ta ftojmë, ndryshe ai do ta kishte vizituar ndonjëherë Preshevën. Por besoj se asnjë lider i Luginës nuk do ta ftonte në Preshevë. Dacici është i meqëm e din fajin e vetë, prandaj edhe nuk vjen në Preshevë se nuk i ka punët mirë me ne. Ta ftosh sot Dacicin ne Preshevë donë të thotë se ne pajtohesh me politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe spastrimet etnike në Luginë nga qeveria serbe“.
Jonuz Musliu në fund pohuar se „Dacici ndoshta mund të vizitojë Preshevën, natyrisht me një batalion forcash policore dhe ushtarake, ndoshta më shumë forca të sigurisë, se ato që u panë sot në Kosovë. Por jam i sigurt se Dacic edhe nëse viziton Preshevën, ai nuk do të jetë i mirëseardhur dhe nuk do të pritet mirë me lule në Luginë, siç u prit sot në Kosovë.


