United Hospital

Sherri i pasaportës, Nuhiu larg kombëtares

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ngecin procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare të sulmuesit kosovar Atdhe Nuhiu. Burime të “Panorama Sport” brenda FSHF-së tregojnë se për momentin është e pamundur që 24-vjeçari të bëhet pjesë e Kombëtares.

Pas negociatave me drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar, Nuhiu ishte dakord që të luante për kuqezinjtë, mirëpo tashmë problem për sulmuesin janë bërë austriakët. Sipas ligjeve të këtij shteti, nuk lejohet mbajtja e dy nënshtetësive.

Në këto kushte, nëse Nuhiu do të pajiset edhe me pasaportë shqiptare, atëherë ai duhet të heqë dorë nga ajo austriake.

Ky variant nuk i intereson aspak futbollistit kosovar, pasi ai dhe familja e tij kanë ndërtuar jetën në Austri. Nuhiu ka lajmëruar pak ditë më parë FSHF-në për këtë ngërç, gjithsesi shpresat për aktivizimin e tij me përfaqësuesen shqiptare ende nuk janë shuar.

Por, gjatë javëve të fundit mësohet se lojtari ka pasur konsultime me juristë të njohur, si e si të gjejnë një mënyrë e cila do t’i hapte rrugën e aktivizimit te Kombëtarja shqiptare, por sigurisht pa prekur interesat e tij në Austri.

Mobi Casa

Për sulmuesin me origjinë nga Prishtina është gjetur një zgjidhje, por duket se këtë herë kjo nuk i intereson shumë FSHF-së.

Të njëjtat burime tregojnë se futbollisti mund të përfitojë nga një vakum ligjor i shtetit austriak, që e lejon atë për mbajtjen e dy nënshtetësive për një periudhë 1- vjeçare.

Mirëpo, pasi të kalojë kjo kohë, Nuhiu duhet të zgjedhë më pas vetëm një nga nënshtetësitë. Ky variant, edhe pse nuk është ai i duhuri, gjithsesi po shikohet me interes nga FSHF-ja.

Mësohet se do të kërkohet të përfitohet nga vakumi ligjor, vetëm e vetëm që lojtari të ketë mundësi të luajë me Shqipërinë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.