Uji Dea

Abrashi e Kaçe në radarin e Lazios

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi dhe Ergys Kaçe, po përcillen nga skuadra italiane Lazio, njoftojnë mediumet italiane të martën. Mësohet se Abrashi dhe Kaçe janë përcjellë nga skuatët e Lazios javën e shkuar kur u paraqitën në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror “Brazili 2014” ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.

Abrashi 23-vjeçar, është pjesë e skuadrës zvicerane Grasshopper dhe njëri ndër futbollistët kryesorë aty.

Hidromorava

Ndërsa, Kaçe 20-vjeçar, aktivizohet te skuadra greke PAOK dhe pritet që të largohet në fund të këtij viti për shkak të problemeve me klubin.

Pjesë e Lazios janë dy futbollistët kosovarë, të cilët bartin fanellën e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana e Etrit Berisha.