Sot kemi Bajram
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi –
I.
Hej, në mbarë rruzullin e kësaj bote ,
Ku ka myslimanë –
Festë e madhe sot kremtohet ,
Se kemi Bajram !
Zgjohen herët që n’ agim ,
Pleq edhe të rinj –
Nisën rrugëve me nxitim
Për t’ shkua n’ xhami !
Refreni:
Hej, hej, le të luhet “Shota”,
Le të bien tupani ,
Le ta dijë gjithë bota –
Se sot është Bajrami !
II.
Hej, veshë e mbathë me rroba t’ reja ,
T’ pastër porsi loti ,
N’ f’tyrat tona shkrepë hareja ,
Me ne është dhe Zoti !
Me ushqim e ëmbëlsira –
Sofrat mbushur plot …
Shumë urime , shumë dëshira –
Na ndihmo , o Zot !
Refreni:
Hej, hej! le të luhet “Shota”…etj.
III.
Hej, bëjmë vizita njëri – tjetrit ,
Si e kem zakon ,
Nderojmë t’ gjallët , kujtojmë t’ vdekurit –
Feja na këshillon !
Do t’ vallëzojmë e do t’ këndojmë
Natën deri vonë ,
Ne Bajramin ta festojmë
Në Atdheun tonë !
Refreni:
Hej, hej! le të luhet “Shota”…etj.
Demir Krasniqi:”Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, 2005, faqe 162.


