ARKATANA

Selimi: Sa të kemi këtë Qeveri, Kosova nuk do të ketë Ushtri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Kosova nuk do të ketë Ushtri derisa të ketë këtë qeverisje.

“Jo pse këta nuk munden, por nuk kanë vullnet politik. Pavarësisht vërejtjeve për strukturën e Ligjit, ne kemi paralajmëruar amandamente dhe vërejtjet tona për Ligji”, tha Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke potencuar se Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro Ushtrisë, sepse është një gjë e mirë për Kosovën.

“Ne kemi deklaruar votimin tonë ‘pro’ këtij Ligji. Nuk mund të themi se ka qenë befasi se edhe kur kanë ardhur ndryshimet kushtetuese, kemi thënë se do ta mbështesim. Sepse çkado që është e mirë për Kosovën ne i themi ‘po’ dhe në të kundërtën i themi ‘jo’”, tha ai.

Uji Dea

Selimi tregoi se pse Lista Serbe është problem për Kosovë. “Lista Serbe është problem për Kosovën sepse përfaqëson vullnetin politik të Beogradit dhe jo interesat e Kosovës”.

Ai tha se “Ligji për FSK-në nuk respektohet, sepse edhe sot askush nuk ia ndalon FSK-së të ketë dyfish buxhet më shumë, të ketë helikopterë, të ketë paisje më shumë – askush nuk ia ndalon. Këta nuk po merren me këto gjëra e leje tash me transformimin e saj. Por, kushdo që ta sjell në Kuvend ne do ta votojmë atë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.