ARKATANA

Kadriu takon ansamblet e qytetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të shtunën është takuar me ansamblet e këngës dhe valles të Gjilanit.

„Gjilani“, „Gurra“ dhe „Albafolk“, tri ansamblet më të mëdha të komunës së Gjilanit, kanë shprehur dëshirën për tu takuar me kryetarin Rexhep Kadriu dhe strukturën e AAK-së në Gjilan, për të bashkëbiseduar për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden këto ansamble.

Përfaqësues të ansambleve janë shprehur të indinjuar me situatën kaotike që është krijuar në fushën e kulturën në komunën tonë, duke u shprehur të pakënaqur me mungesën e investimeve dhe përkrahjes në këtë drejtim, nga ana e pushtetit aktual komunal.

FIDANISHTJA

Ata janë takuar me kryetarin Kadriu, për të shprehur haptazi përkrahjen e tyre për kandidaturën e tij dhe mbështetjen drejt fitores së 3 nëntorit.

Ndërkaq, Kadriu ka thënë se Aleanca ka program të detajizuar sa i përket kulturës dhe me marrjen e detyrës së kryetarit, kërkesat si të ansambleve si të grupeve tjera kulturore do të realizohen dhe ato do të funksionojnë duke i gëzuar kushtet të cilat i meritojnë.

Në këtë takim, Kadriu është shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm njëherit njohës i fushës së kulturës Nazim Gagica, kryesuesi i komisioni për kulturë në kuadër të partisë Rasim Hajdari si dhe kandidatja për këshilltare komunale Xhylie Hajdari./rajonipres/