Përgjaket dasma në Preshevë
Preshevë – Dje ka ndodhur një incident i papritur në Preshevë ku dasma u përgjak, kur i dehuri R.S. ka qëlluar me revole duke plagosur kushërirën në këmbë dhe veten në kraharor, njofton policia e qytetit, transmeton “Presheva Jonë”.
Në Luginën e Preshevës sivjet e sidomos gjatë sezonit veror u bënë rreth 300 dasma, vetëm në Preshevë mbi 150 sish, por fatmirësisht pa incidente.
Njerëzit janë vetëdijesuar se armët në ahengje dasma janë të rrezikshme dhe mund të sjellin pasoja pavarësisht se në hotele e restaurante në hyrje të dyerve është vënë njoftimi apo fotoja e revoles e cila ndalohet rreptësisht.
Por në dasmën e djeshme në Preshevë, një i dehur e solli ahengun në hidhërim, në tragjedi, ku dasmën e përgjaku nga të shtënat me revole duke plagosur dy persona.
Dasmori R.S ka qëlluar me revole duke plagosur kushëririn në këmbë dhe veten në kraharor. Kur ai e pa atë që ai bëri atë në gjak , iku ku po ndiqet tash nga policia.
Kurse policia e Preshevës ka lëshuar një urdhër arresti për R. S. (52) i cli shtiu me revole në dasmë duke plagosur në këmbë kushërirën e tij N.I. (30). Gruaja është dërguar në urgjencë në spital për operim.
Njeri i cili tashmë gjendet në arrati dhe po kërkohet nga policia nuk ka poseduar një licencë për të mbajtur armë dhe aq më keq ai atë ditë ishte nën ndikimin e alkoolit.

