Shpalosje vlerash nga viti në vit
Nga Arsim Halili – Po hymë në vitin e katërt kur Ars club “ Beqir Musliu” Gjilan, me përpjekjet e saja modeste organizon aktivitete letrare të nduarndurshme, të cilat tregojnë gjendjen faktike se emri i këtij Institucioni kulturor jofitimprurës, po e begaton jo vetëm kulturën gjilanase, por mbarë kombëtare.
Duke mëtuar që të thehen barrierat edhe përtej etnikumit shqiptar. Natyrisht se për këtë gjë u fol edhe nga stafi drejtues ndaj unë do të përqendrohem në referencën time në diçka që nga dita në ditë, po nderohet emri i kolosit të letrave shqipe siç ishte Beqir Musliu.
Sigurisht se sot në Kosovë, ku për fat të keq ka disa nga Shtëpitë botuese të cilat për arsye tani më të njohura botojnë edhe libra pa kriter edhe artistik edhe estetik, duket se Shtëpia botuese “Beqir Musliu” në Gjilan, në këtë konkurrencë lojale, ka zgjedhur kualitetin e eksplorimit letrar për një fakt të pa mohuar të hidhet në dritë letërsi meritore.
Të vetëdijshëm se kjo gjë është sfiduese. Në vazhdën e dhjetëra publikimeve letrare të zhanreve të ndryshme letrare, natyrisht se nga vit në vit, po rritet intenca që të ndërtohet një fizionomi kredibile dhe konkurruese ne tregun letrar dhe artistik.
Viti që jemi nënkupton edhe publikimet mes dy edicioneve të vjeshtës letrare nën firmën e editorit të shtëpisë botuese zoti Sabit Rrustemi me stafin realizues redaktorial dhe teknik ka arritur që të bëjë një numër botimesh.
Natyrisht se nga vlerësimet paraprake dhe opinionet e shkruara dhe të folura në qarqe mediatike del se është bërë një punë serioze. Shkurti i këtij viti, sigurisht ishte i mbarë duke e pa dritën e botimit një libër nga autori Sinan Sadiku.
Autori Sinan Sadiku interferon argumente sintetizuese, si palë e tretë. Ai është një lloj polemizuesi i heshtur. I vetëdijshëm se një punë studimore, kërkon edhe parametrat e asaj çfarë mbarështron në qasje hulumtuese. Dhe në këtë pikë referimi autori e ka qartësuar se gjithë intenca e tij është vendi, funksioni, roli dhe krahasimi i poezisë, e që sillet në një oazë për gjysmë shekulli, respektivisht nga vitet e gjashtëdhjeta deri në ditët e sotme.
Se autori nuk bënë një eksperiment të personalizuar, por e gjithë analiza dhe sinteza trasohet me qasje argumentues përmes metodave për të vrojtuar dhe aluduar gjykimin sa më të faktorizuar, pa e ngritur dhe pa pas tendencë t’i mitizoj gjërat, por gjithnjë duke sjell fakte. Një krijuese e re edhe në moshë edhe në krijimtari, madje që në fillim i qaset prozës së gjatë. Guximi për të mbarështuar lëndën në këtë zhanër jo edhe të lehtë. Kadire Pira vije me romanin e titulluar “ Të gënjyerit “.
Natyrisht se brenda gjithë këtij romani, sjell një diskurs mëkatues në emër të plotësimit të një ambicie të një pale në epërsi për të dëmtuar palën tjetër. Jeta në ankth, frika nga e djeshmja iracionale determinon një sërë faktorësh socio-psikoligjik që i mbarështron autorja Pira.
Atë që e trajton si një mbresë te një lexuesi e krijuesi duke shpërfaqur mendimet e tij me atë që është trajtuar brenda tridhjetë publikimeve letrare (prozë poezi, studime) autori Bilall Maliqi, inkurajon veten me koshiencën e tij krijuese përmes formës recensionale ta bëjë rekapitullimin e një përmbledhje vështrimesh libër që pa dritën e botimit këtë vit. Libri në fjalë të titullohet “Semantika e shtrirjes krijuese”.Ç`aromë ndjejmë kur lexojmë diskursin melankolik të një poeteshe e cila vendlindjen e sheh ëndërr.
Dashuria duket për të si diç e munguar e herë e vonuar. Përplotësimi i shpresës për të parë një botë ndryshe, ku tjetër e sheh veç tek partneri, i cili domosdo duhet të jetë në funksion të asaj që quhet dashuri, këtë rast, jo vetëm erotike, sepse është fare pak kjo gjë, nëse zhgënjimi vije në disa drejtime të tjera.
Kështu do të thoshte përmes vargut të saj poetesha Fahrije Kllokoqi.Në kërkim të vargjeve që i sollën suksese në vitin jubilar heshti gjatë kohë për opinion, triumfoi në momentin dhe kohën e duhur. Janë plotë njëqind tituj poezish që thurin një ditiramb për atdheun herë në plagë e ankth herë në shpresë dhe inkurajim Kështu pas suksesit në sukses, libri jo vetëm që do të shpërblehet ,si njëri nga librat më i miri vitit, por edhe do të jetë në kërkim të lexuesit.
Andaj Shtëpia botuese” Beqir Musliu” përsëri e riboton librin e Skender Berishës të titulluar “Njëqind vjet të kërkoj”. Klithma kohësh janë impenjim i poetit që premton se vargu i tij do të jetë në funksion te asaj që artin letrar e bënë artistikisht të qëndrueshëm.
Ai si një peng i stinorit kohë duke qenë një shpërthyes eksponencial i binomit të arsyes reales dhe irracionale të botë në këndvështrime disproporcionale, kështu brenda vargjeve të tij do të shprehej poeti Fehmi Qerimi. Duke mos harruar sharkinë dhe vargun, këngën dhe dhembjet dhjetëra miq e mike , bënë një gjë që rrallë bëhet në gjallje, një libër për mikun, duke lartësuar dhe përkrahur me vargjet e tyre rapsodin Agim Gashi, ja shërojnë dhembjet dhe ja shtojnë jetëgjatësinë, fal poetit Sabit Rrustemi me përkujdesjen e tij dhe të miqve arritën që një libër poetik përkushtimor të titulluar ” Mos e lësho sharkinë prej dorës” të shoh dritën e botimit. Lirikat e poetes Myrvete Osmani, sikur flasin ndryshe edhe në koncept edhe në vlerë.
Vargje që sinjalizojnë se vargu i saj gjithnjë e më shumë latohet edhe ide edhe në estetikë Një ëndërr që pret zgjimin një ëndërr që pret realizmin shumë ëndrra që tentojnë të mos jetë e zhgënjyer kjo botë reale kështu do të metamorfizoheshin vargjet në kështjellën e pa fund të krijueses Osmani përmbledhje e titulluar “Zgjoje Ëndrrën”.
Nga ajo që u tha më lart, mund të përfundojmë se Shtëpia botuese “Beqir Musliu“ pranon në gjirin e saj botimet të cilat plotësojnë kushtet në bazë të kritereve konkurruese estetike e letrare.
Fjala e Arsim Halilit e lexuar në Vjeshtën letrare 2013


