KKVITI

Edhe zyrtarisht hiqet taksa për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Kabineti qeveritar miratoi sot vendimin e kryeministrit Thaçi për heqjen e taksave për veturat që vijnë nga Lugina e Preshevës në Kosovë. Ky vendim do të hyjë në fuqi me datën 21 të këtij muaji, ndërsa sipas kryeministrit Thaçi këtë kompensim do ta bëjë Qeveria e Kosovës.

Të gjithë qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, të cilët do të hyjnë në Kosovë nga 21 tetori nuk do të kenë nevojë të paguajnë taksa për veturat e tyre. Ky vendim u aprovuar sot nga kabineti qeveritar. Kryeministri Thaçi tha se këtë kërkesë e ka shqyrtuar me lidershipin e Luginës së Preshevës.

“Në të njëjtën kohë, unë kam shqyrtuar kërkesën e lidershipit të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë kresa edhe të qytetarëve atje, për heqjen e taksave për veturat në vendkalimet kufitare për qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kur hyjnë në territorin e Kosovës. Këtë kompensim do ta bëjë Qeveria e Kosovës dhe ministria e Financave duhet të angazhohet që ta implementojë këtë vendim. Prandaj, ju ftoj sot që Qeveria e Kosovës të aprovojë vendimin për heqjen e taksave për veturat e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit që hyjin në territorin e Republikës së Kosovës nga 21 tetori i këtij muaji”, tha ai.

Mobi Casa

Qeveria miratoi po ashtu edhe strategjinë kombëtare të Republikës së Kosovës për menaxhimin e integruar të kufirit 2013-2018. Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se kjo strategji ka rëndësi të madhe në sigurinë e kufijve.

“Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për menaxhimin e integruar të kufirit, pasqyron vizionin e qartë të Republikës së Kosovës, për sigurinë dhe përafrimin e Republikës së Kosovës me bashkimin Evropian, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, parandalimin e krimit duke respektuar standardet më të larta të të drejtave të njeriut”, theksoi ai.