Halil Arifi – juristi i parë i diplomuar shqiptar në Fakultetin Juridik në Medvegjë
Halil Arifi nga Medvegja, punëtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme është studenti i parë shqiptar i cili me sukses të hënën ka mbaruar brenda afatit të paraparë shkollor studimet themelore akademike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Nishit në Medvegjë me çka ka fituar titullin akademik jurist i diplomuar.
“Jam i kënaqur, shprehi kënaqësi që na është mundësuar të studiojmë në Medvegjë, është një plus i madh për të gjithë neve, ndërsa për kolegët kam mesazh të vazhdojnë të mësojnë sepse suksesi nuk do të mungojë”, tha Arifi./Fidan Kosumi-medvegja.net/


