Uji Dea

Nacionalizmi na hy në punë, edhe për një kohë neve shqiptarëve!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Fadil Maloku – 1. Nacionalizmi, si produkt i shek. XVII, së bashku me procesin e formimit të shtet-kombeve, fuqizoi dhe madhëroi sidomos simbolet e: gjuhës, territorit, jetës ekonomike dhe sidomos jetës politike e sociale, pastaj etnopsikologjisë ato të kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët. Si botëkuptim dhe si koncept i përdorshëm edhe në ditët tona, nga ksenofobia dhe shovinizmi një fije e hollë e perit e ndanë.

2. Sot në botë janë të njohur shumë tipe nacionalizmash, duke filluar nga ai: etnik (që njerëzit u dallon ekskluzivisht sipas prejardhjes së gjakut): social (që paradigmën kulturore, pra njëshmërinë gjuhësore dhe atë të traditës, mundohet ta ngritë në pediestal): qytetar (që fuqizon ndjenjën apo tiparet e atdhedashurisë kryesisht përmes shtetit, pra thënë më thjesht: qytetarisë, e jo gjakut, etnisë dhe kulturës). Një tjetër tipologji, të gjithë nacionalizmat i sistemon, në:

1. nacionalizëm të bardhë (white natinalism) që sipas shumë sociologëve, ka të bëjë me lëvizjen që në fakt refuzon idealin e barazisë dhe që insiston në mbrojtjen e bërthamës së natyrës njerëzore të përcjellur përmes trashëgimisë apo hierarkisë natyrore.

2. nacionalizëm të zi (black natinalism), një lëvizje sociale tipike që manifeston procesin e pavarësimit nga ndikimi i të bardhëve në vendet ku ata diskriminohen dhe i nënshtrohen aparthejdit e segregacionit.

3. nacionalizëm kulturor (cultural nationalism), një termë që shquhet si antipod i nacionalizmit etnik, ku kombi merr cilësitë apo veçantitë e një kategorie më tepër të kulturës së përbashkët që krijohet me kalimin e kohës.

Hidromorava

4. nacionalizmi postkolonial (postcolonial nationalism), që shërbehet kryesisht me etnosin e kombit për t’u çliruar nga kolonialistët e të gjitha llojeve.

5. nacionalizmi postkomunist (post-communist nationalism), një dukuri që kohëve të fundit akoma është gjallë dhe kryesisht udhëhiqet nga ndjenjat e pakënaqësisë sociale e politike dhe përdoret si një mjet shumë i fuqishëm për të marr edhe pushtetin në këto vende.

6. nacionalizmi teknologjik (technological nationalism), apo i shquar ndryshe edhe si nacionalizëm kibernetik, që procesin e mbijetimit të shtetkombit e ndërlidhë kryesisht me proceset dhe inovacionet në sferën e teknologjisë informative dhe:
7. nacionalizmi ekonomik (economic ntionalism), që procesin e ekzistencës dhe përparimit të identitetit shet komb e projekton kryesisht përmes proceseve dhe zhvillimeve ekonomike.

3. Si i tillë, duke marrë parasysh rrethanat në te cilat gjendet edhe vete Evropa (me dy proceset antagoniste: ato integruese dhe ato dezintegruese!), nacionalizmi shqiptar duhet te mbahet, jo si finok, jo mashtrues, jo hiperaktiv, jo…, por parasëgjithash: liberal, komunikues, fleksibil me tjerët, ne funksion emancipues, pra, funksion te Shqipërisë etnike…!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.