ARKATANA

Ndeshja ndërpritet në minutën e 70

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ndeshja e xhiros së shtatë ndërmjet Dritës dhe Hajvalisë nuk e ka pritur përfundimin e saj, pasi në minutën e 70 ky takim është ndërprerë për shkak se disa simpatizues të Dritës kanë hy në fushë dhe kanë tentuar të sulmojnë futbollistin Sejdiu, që simuloi kishe ishte i lënduar dhe të irrituar nga ky veprim i këtij futbollisti hynë në fushë, gjersa nga kjo rrëmujë nuk është parë a është goditur ndonjë lojtar i mysafirëve apo jo.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 800 . Shënues: Doshlaku ’7 (Hajvalia,). Gjyqtarë: E. Janovaliu, L. Muhadri, M. Qehaja, G. Nuza. Kartoni i verdhë: Maloku, Mavriqi (Hajvalia,). Drita – Hajvalia 0:1 (0:1) ndërprerje në minutën e 70.

Drita: Latifi, Ahmeti, Hasani, Pajaziti, Syl (Aliu), B. Shabani, Berisha, Baxhuku (?ashari), Kelmendi, Xh. Shabani, Limani

Hajvalia: Maloku, Doshlaku, Gashi, Hashani, Makolli, Kastrati, Sejdiu, Zogijani, Mavriqi (Haklaj), Guraziu, Sahiti

Ndeshja e xhiros së shtatë ndërmjet Dritës dhe Hajvalisë nuk e ka pritur përfundimin e saj, pasi në minutën e 70 ky takim është ndërprerë për shkak se disa simpatizues të Dritës kanë hy në fushë dhe kanë tentuar të sulmojnë futbollistin Sejdiu, që simuloi kishe ishte i lënduar dhe të irrituar nga ky veprim i këtij futbollisti hynë në fushë, gjersa nga kjo rrëmujë nuk është parë a është goditur ndonjë lojtar i mysafirëve apo jo.

Futbollistët e Dritës nuk ishin as hija e skuadrës e cila para tri ditëve kishte mposhtur bindshëm Trepçën ’89. Nuk funksionoi asnjë repart e sidomos mbrojtja ka qenë katastrofave.

Mobi Casa

Në minutën e shtatë, B. Shabani mban topin në posedim më tepër se që duhej, këtë e shfrytëzon Doshlaku që ia merr topin dhe avancon nga e majta, gjuan në drejtim të portës fuqishëm, duke befasuar edhe Latifin që vetëm e shikoi topin si futej në rrjetë.

Rastet e Hajvalisë për shënim kanë vazhduar edhe në minutën e 22, jo që organizonin ndonjë sulm serioz, por këtë ia mundësonin mbrojtja vendase me reagime të ngadhta. Ahmeti duke dëshiruar t`ia kthej portierit Latifi topin, e lënë të shkurtër këtë top, Guraziu arrin topin para portierit, e kalon atë, por topi i ik nga posedimi, arrin ta zë dhe ta gjej në anën tjetër Sahitin, por Latifi arrin që para sulmuesit mysafirë ta kap topin.

Në minutën e 32, përsëri gabojnë mbrojtësit Hasani dhe Ahmeti, Sahiti këmbëshpejtë shfrytëzon këtë duke dal i vetmuar para Latifit, i cili kishte dal nga porta. Sulmuesi i Hajvalisë tenton ta parabollojë, por Latifi me majën e kishte prek topin për ta dërguar mbi portë.

Rasti i vetëm në këtë ndeshje për Dritën e pati Kelmendi në minutën e 38, kur nga gjuajtja e lirë godet në këndin e poshtëm të majtë të Malokut, por ky i fundit tregohet i shkathët duke dëbuar topin jashtë vijës fundore.

Pastaj vije minuta e 70, kur ndodh ajo që askush nuk e ka pritur, për t’u ndërprerë ndeshja. Gjyqtarëve iu është dashur mbi gjysmë ore për të marr vendim se çka të bëjnë dhe në fund pas konsultimeve përfundojnë këtë takim para kohe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.