Uji Dea

Ronaldo kërkon tërheqjen e akuzave për shqiptarin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Cristiano Ronaldo i ka shkruar një letër policisë së Maiami-t, duke i kërkuar që të rrëzojë akuzat ndaj tifozit që hyri në fushë dhe përqafojë atë.

Roland Gjoka arriti të hyjë në fushën e stadiumit “Sun Life”, kur po zhvillohej ndeshja miqësore Real Madrid – Chelsea më 7 gusht.

Incidenti u kthyer në një sensacion në internet, ku shumë komentues dolën në mbrojtje të 20-vjeçarit.

Por studenti u arrestua dhe është akuzuar për hyrje pa leje dhe prishje qetësie, gjë e cila mund të sjellë përjashtimin e tij nga universiteti dhe kthimin në Shqipëri.

Përfaqësuesi i tij ligjor, Richard Hujber thotë se, “nëse akuzat nuk tërhiqen, atij mund t’i dalin probleme me imigrimin dhe kolegjin e tij.”

“Ai është i vetëdijshëm për gabimin dhe rëndësinë e sigurisë. Nuk dua që ai të marrë një dënim si kriminel për këtë gabim”, thotë avokati.

Uji Dea

Për këtë gjë është dakord edhe portugezi që ka nënshkruar një kontratë dhe që e bën atë lojtarin më të paguar në botë.

“E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe ligjit”, shkruan Ronaldo.

“Por me respekt ju kërkoj juve dhe zyrës suaj që të merrni në konsideratë këtë kërkesë dhe të tërhiqini dy akuzat për të riun”, vazhdon letra e portugezit.

Një veprim i tillë i Ronaldos tregon edhe një herë se pavarësisht se kundërshtarët e tij në fushë nuk kanë shumë respekt për të dhe pavarësisht se ai është një playboy nga jashtë, sërish mbetet një njeri me zemër të madhe.

Siç edhe mund të shihet në video, studenti shqiptarë bisedoi gjatë me Ronaldon. 20-vjeçari i ka folur portugezit se së shpejti do të bëhet baba dhe se emrin do t’ia vendosë Kristiano. Ronaldo nga ana e tij i ka premtuar se do ta takojë djalin e shqiptarit.