ARKATANA

Dëmtohet Etrit Berisha, rrezikon eliminatoret me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja Shqiptare rrezikon të humbasë një titullar për dy ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit. Bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha, i cili mund të mos e mbrojë katërkëndëshin kuqezi kundër Zvicrës dhe Qipros.

Sipas mediave italiane, portieri i Lazios që e ndoqi nga bankina sfidën kundër Catanias, vuan nga një tërheqje muskulare e gradës së parë, duke vendosur seriozisht në dyshim praninë e tij për kombëtaren e De Biasit në dy përballjet e tetorit. 24-vjeçari kreu testet mjekësore në kryeqytetin talian dhe sipas mjekëve, Berisha e ka pësuar tërheqjen në kofshën e djathtë.

ARKATANA

Lajmi i dëmtimit të Berishës alarmon edhe klubin bardhekaltër pasi është Tomas Strakosha ai që do të mbajë vendin e zëvendësit të Marchettit. Por nuk ka vetëm lajme negative për kombëtaren kuqezi sepse tekniku italian rigjen një mesfushor me peshë për skuadrën. Bëhet fjalë për Alban Mehën, i cili u aktivizua titullar në miqësoren që Paderborn zhvilloi kundër SpVgg Vreden ku u shfaq në formë të mirë.

Meha nuk luante që prej muajit Maj kur u dëmtua në ndeshjen e Bundesligës 2 ndaj Muenchen 1860. Takimin e parafundit në grupin E, Shqipëria do ta luajë në datën 10 Tetor në Tiranë, ndërsa 4 ditë më vonë ekipi do ta mbyllë fushatën eliminatore të botërorit në NIcosia të Qipros.