ARKATANA

Republika e borxhlinjve, mbi 2.2 miliardë euro kredi

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Shumë nga qytetarët dhe bizneset e vendit tonë janë të zhytur në kredi dhe shuma totale e tyre arrin më shumë se 2.2 miliardë euro. Ndërkaq, analistët e ekonomisë dhe shoqëria civile ankohen se janë kamatat e larta fajtori kryesor që i kanë sjellë shumë biznese buzë falimentimit, pasi e kanë problem të shlyejnë kreditë e marra. Këto kompani në këtë ambient të egër ekonomik dhe pa konkurrencë të mirë- filltë e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Qytetarët dhe bizneset mbijetojnë me kamata të larta.

“Dyshojmë se vite me radhë shkaktar i normave të larta të kamatave ishte vetë shteti, sepse kërkonte ‘haraç’ të lartë nga bankat komerciale”, potencoi aktivisti i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku ,raporton Gazeta Kosova Sot.

Shumë nga qytetarët dhe bizneset e vendit tonë janë të zhytur në kredi dhe shuma totale e tyre arrin më shumë se 2.2 miliardë euro.

Ndërkaq, analistët e ekonomisë dhe shoqëria civile ankohen se janë kamatat e larta fajtori kryesor që i kanë sjellë shumë biznese buzë falimentimit, pasi e kanë problem të shlyejnë kreditë e marra. Këto kompani në këtë ambient të egër ekonomik dhe pa konkurrencë të mirë- filltë e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

HW

Qytetarët thonë se për shkak të pagave të ulëta ata detyrohen që për çfarëdo projekti familjar t’u drejtohen bankave komerciale. Sipas tyre, bankat komerciale, të cilat veprojnë në Kosovë, paraqesin oferta të llojllojshme të kredive.

Qytetari Kurtesh Biba (45) nga Prishtina, banor në lagjen “Mati 1″, thotë se ofertat përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme.

Ai thotë se ka disa vite që po i paguan këstet për kredi, kurse edhe pesë vite të tjera ka për të përfunduar kredinë në vlerë prej 10 mijë euro.”Unë nuk kam pasur mundësi që të kursej mjetet e nevojshme për riparimin e shtëpisë. Kam marrë kredi për ndërtim. Mendoj se kamatat janë shumë të shtrenjta, por nuk kam pasur zgjidhje tjetër”, u shpreh Biba.

Kredi edhe për luks Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma), thotë se e kemi këtë gjendje të rëndë me kreditë për qytetarët sepse në shumicën e rasteve kreditë po merren për konsum, e jo për biznes. Sipas tij, kredia për konsum mund të rritë varfërinë, duke i shtyrë familjet të përballen me vështirësi të jashtëzakonshme financiare. “Fatkeqësisht, një pjesë dërmuese e qytetarëve marrin kredi për konsum, për pushime dhe gjëra të tjera dhe nuk marrin kredi për investime, qoftë investime për ndërtim apo rindërtim të objekteve të banimit”.

Por, sipas opozitarit Hoti, e keqja është se edhe një pjesë e bizneseve po ashtu po marrin kredi për blerjen e veturave, rritjen e luksit nëpër zyrat e tyre dhe nuk marrin kredi për profesionalizimin e fuqisë punëtore, zgjerimin e linjave prodhuese dhe për avancimin e shërbimeve të tyre që u ofrojnë klientëve”.

Deputeti Hoti është i mendimit se janë kamatat e larta fajtori kryesor që i kanë sjellë shumë biznese dhe qytetarë buzë falimentimit dhe e kanë problem të shlyejnë kreditë e marra. Në anën tjetër, ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se para marrjes së vendimit për të aplikuar për kredi qytetarët duhet të planifikojnë me kujdes arsyen e marrjes së kredisë. Njohës dhe ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se në disa raste qytetarët marrin kredi pa ndonjë planifikim paraprak./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.