Mobi Casa

Sensibilizohen etërit emigrantë për detyrimet ndaj fëmijëve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Etërit me prejardhje të huaj trajnohen nga qendra për parandalim të varësive në fushat si shëndeti, parandalimi i varësive dhe në moderimin e grupeve të vogla.

Qendra për parandalimin e varësive e qytetit të Cyrihut i ka vënë vetes si synim vetëdijesimin e etërve që edhe ata duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për edukimin e fëmijëve të tyre. Ajo po bën përpjekje prej tashmë tri vitesh që të sensibilizojë prindërit e komuniteteve të huaja drejt këtij objektivi. Siç e tregon një bilanc i bërë nga përgjegjësit e projektit, kjo punë është realizuar me sukses.

Sipas shërbimit shëndetësor shkollor të Cyrihut, prindërit me prejardhje të huaj është e vështirë të sillen në mbrëmjet e zakonshme të prindërve. Dhe kjo vlen sidomos kur është fjala për baballarët. Pikërisht në këtë segment, “Forumi i etërve” synon të ofrojë një qasje të re. Kjo nënkupton që etërit me prejardhje të huaj trajnohen nga qendra për parandalim të varësive në fushat si shëndeti, parandalimi i varësive dhe në moderimin e grupeve të vogla. Pas kësaj ata marrin rolin e moderatorëve në shërbim të etërve të secilit komunitet përkatës.

Hidromorava

Ata, në një takim me katër deri në 6 etër ofrojnë informacione për temat më të rëndësishme të preventivës dhe modelojnë debatin në mes të baballarëve. Synimi që dëshirohet të arrihet është zgjerimi i kompetencës së etërve për shëndetësinë dhe sensibilizimi i tyre për atë se roli i tyre si baballarë është i rëndësishëm.

Martin Küng, bashkëdrejtues i projektit shprehet i kënaqur që ia kanë dalë të gjejnë qasjen në grupin e kërkuar. 114 moderatorë në gjuhën shqipe, boshnjake-kroate-serbe, spanjolle dhe somaleze brenda tri vitesh në 88 takime kanë tërhequr 414 etër të tjerë.

Reaksionet nga kjo fazë pilot e projektit janë mjaft trimëruese ka thënë Küng për SRF./albinfo/