UBT

Limaj: Të goditen pushtetarët e korruptuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fatmir Limaj nuk tha se nuk do të jetë më pjesë e PDK-së, por para bashkëvendësve të tij në Malishevë foli si kundërshtar i Hashim Thaçit. Iu bëri thirrje mbështetësve që ta rrëzojnë PDK-në në Malishevë dhe të votojnë për kandidatin e Iniciativës Qytetare, kërkoi të goditën me votë pushtetarët e korruptuar dhe shkelës të ligjit, tha se tash e tutje do të jetë pranë njerëzve për të ndërtuar një Kosovë më të mirë.

Limaj mblodhi rreth 2 mijë përkrahës në Palestrën e Sporteve të Malishevës dhe iu bëri thirrje që t’i ndërrojnë pushtetarët aktualë – fillimisht në Malishevë, ku sipas tij, duhet të rrëzohet PDK dhe të fitojë kandidati i Iniciativës Qytetare, një subjekt ky i formuar nga Fatmir Limaj e që të hënën zyrtarisht mori përkrahjen e tij, raporton “Express”.

Por, njeriu që për vite të tëra është konsideruar si dorë e djathtë e Hashim Thaçit, nuk pohoi se tash e tutje do të jetë kundërshtari i tij dhe se do ta sfidojë atë në zgjedhjet e 3 nëntorit në rang vendi. Thjesht, foli në parim.

Mobi Casa

Në një fjalim të gjatë, plotë 40 minuta, Limaj thjesht kërkoi të ndërrohen pushtetarët e papërgjegjshëm, të korruptuar dhe ata që shkelin ligjin.

“Unë jam kthyer dhe do të jem pranë jush”, tha ai. Sipas tij, pushtetarët po sillen sikur postet t’i kenë të trashëguar nga prindërit.

“Kam një mesazh për pushtetarët: mos mendoni se postet ua ka lënë baba”, shtoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.