Hidromorava

Nacionalistët i bëjnë presion Januzajt: Pranoje Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka marrë mesazhe nga shqiptarët nacionalistë në rrjetet sociale që të luajë për Kombëtaren e tyre, shkruan tabloidi britanik, Daily Star.

“18-vjeçari ka të drejtë ta përfaqësojë Belgjikën, Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë për shkak të prejardhjes së tij të përzier. Ai deri më tash ka refuzuar ftesat nga Federata Belge e Futbollit, ndërsa tani nacionalistët shqiptarë po përpiqen ta bindin përmes rrjeteve sociale”, shkruan ky tabloid, në edicionin e veçantë të së dielës.

“Ti ke gjak shqiptari, mos harro”, përmendet një postim në Facebook.

ARKATANA

Gjithashtu, një postim tjetër ia përkujton atij heroin kombëtar, Skënderbeun, i cili luftoi kundër turqve për çlirimin e trojeve shqiptare.

Sipas Daily Star, ai duhet të vendosë nëse do të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’ ose të rrezikojë që të mos marrë pjesë kurrë në një turne të madh duke e përfaqësuar Shqipërinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.