Gjilani shënon fitoren e katërt
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në ndeshjen e xhiros së pestë para shikuesve të tyre kanë shënuar fitore të merituar, duke mundur skuadrën mjaftë të fortë nga Gjakova me rezultat 1:0. Me këtë fitore Gjilani së bashku me Istogun ndajnë pozitën e parë dhe kështu kanë bërë të ditur se janë kandidat kryesor për t’u kthyer në elitën e futbollit kosovar. Gjilani – Vëllaznimi 1:0 (0:0).
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 500 . Shënues: Genc Sermaxhaj ‘51 (Gjilani). Gjyqtarë: L. Mustafa, L. Gegaj, N. Bala. Kartoni i verdhë: Dylazeka, Kasapi, Tetrica (Vëllaznimi)
Gjilani: Ajdini, Hyseni, Kastrati, Murseli, Maliqi, Shaqiri, Morina (Muja), Sermaxhaj, Haliti, Ferati (Uka), Selmani (Mustafa).
Vëllaznimi: Muhaxheri, Qarkagjiu, Kasapi, Myrtaj, Gjeraj, Tetrica, Dylazeka, Morina, Bushaj (Gojani), Sejdiu (Tabaku), Buqaj (Zeka).
Futbollistët e Gjilanit në ndeshjen e xhiros së pestë para shikuesve të tyre kanë shënuar fitore të merituar, duke mundur skuadrën mjaftë të fortë nga Gjakova me rezultat 1:0. Me këtë fitore Gjilani së bashku me Istogun ndajnë pozitën e parë dhe kështu kanë bërë të ditur se janë kandidat kryesor për t’u kthyer në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshjen më mirë e kanë nisur futbollistët mysafirë dhe në minutën e 12 kanë mundur të shënojnë golin e epërsisë. Ishte Buqaj që nga 22-23 metra godet fuqishëm në drejtim të portës gjilanase, por ishte Ajdini që me majën e gishtave prek për aq topin sa ta dëboj jashtë vijës fundore.
Mysafirët tre minuta më vonë përsëri kanë mundur të shënojnë përmes Tetricës, i cili ka gjuajtur me kokë pranë portës, pas harkimit të bukur të Buqajt.
Vendasit me të filluar pjesa e dytë kanë rrezikuar seriozisht portën e gjakovarëve, pasi Kastrati nga mesi i fushës në zonë gjen Feratin, që ka arritur topin para portierit Muhaxhiri, por ishte horizontalja që nuk ka lejuar të shënoj gol Gjilani.
Në minutën e 51, Gjilani ka shënuar gol përmes Genc Sermaxhajt, i cili nga mesi i fushës kalon dy mbrojtës mysafirë, afrohet para 16 metërshit, gjuan fuqishëm në drejtim të portës së Muhaxherit, por topi në rrugëtimin e tij drejt portës prek një futbollistë mysafirë, i cili ia ndërron topit drejtim, për të shkuar topi në këndin e majtë, ndërsa portieri mysafirë në anën e djathtë.
Pas shënimit të golit vendasit paksa tërhiqen në mbrojtje, derisa mysafirët me ndërrime orientohen në sulm për të barazuar rezultatin. Dy ekipet patën rastet e tyre, por që nuk kanë qenë ideale për shënim, por që vlen të përmendet rasti i minutës së fundit të ndeshjes, që lehtë ka mundur të shënoj Tetrica, që me gërshërë ka tentuar të shënoj, për të shkuar topi për disa centimetra pran portës së Ajdinit.
Thanë pas ndeshjes:
Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit:Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur, derisa në pjesën e dytë dominuam. Angazhimi i lojtarëve në këtë ndeshje ishte për çdo lakmi, andaj si rezultat i këtij angazhimi erdhi edhe deri te fitorja që sipas mendimit tim ishte me meritë.
Ajet Shosholli , kryetrajner i Vëllaznimi: Luajtëm mjaftë mirë në pjesën e parë dhe patëm disa raste të mira për shënim, derisa në pjesën e dytë pësuam një gol nga gabimi i mbrojtjes sonë. Referimi në këtë ndeshja ka qenë i mirë, derisa vendasit i falënderoj për mikpritje dhe lojë korrekte në fushë./rajonipress/


