KH “Zhegra” fiton si mysafir, tregon potencialin e liderit
Gjilan – Klubi hendbollistik Zhegra dje korri fitore si mysafir ndaj KH “Vllaznimi” nga Gjakova me rezultat 28 me 26 në Superligen e Kosovës.
Ndeshja ishte tipike kampionale, ku të dy ekipet treguan lojë të mirë. Pjesa e parë ishte 15 me 12 për KH “Zhegra”, edhe në pjesën e dytë gjatë 30 minutave KH “Zhegra”, nuk lejoi befasi ishte në epërsi.
Meritë e veçantë është e kryetrajnerit të KH “Zhegra”, Erhan Shahini, i cili përdori strategjinë e fitores, ku së bashku me portierin Bardhyl Abazin, Dugagjin Azizin, Gezim Misini, Landrit Mustafa, Ahmet Emini, dhe të tjerët, treguan se KH “Zhegra” sivjet do të jetë kandidat potencial të futet në katërshen e madhe të Supeliges së Kosovës.
Në javën e ardhshme në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan është derbi i Superliges së Kosovës në mes KH “Zhegra” dhe KH “Prishtina”./rajonipress/


