FIDANISHTJA

Gjashtë pijet që ndryshuan historinë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Që nga birra e deri te coca-cola njihuni me pijet të cilat kanë shoqëruar njerëzit qysh prej epokës së gurit e deri në ditët tona, për të na dhënë gëzim, e me raste, për të na ngushëlluar.

Bota në gotë

Gota duhet të ketë qenë një nga shpikjet e para të njeriut duke qenë se atij i nevojitej një enë për të kryer një proces kaq të rëndësishëm sa ç’është konsumimi i një pijeje.

“Pavarësisht sesa kohë ka kaluar që nga shpikja e tyre, pijet e rëndësishme gjenden akoma në tryezat tona”, shprehet botuesi Tom Standage i revistës prestigjioze “The Economist”.

Jeni kurioz të dini se çfarë e formësoi historinë tonë që nga epoka e gurit e deri më tani?

1. Birra

Sumerët e lashtë, të cilët ndërtuan qytetet e përparuara në territorin e sotëm të Irakut, filluan fermentimin e birrës para të paktën 6.000 vjetësh.

Kur njerëzit filluan të merreshin me bujqësi prodhimet e tyre të para ishin gruri dhe elbi. Ata filluan t’i konsumonin këto për bukë dhe birrë. Është po aq e thjeshtë nga sa duket, birra është pija e parë e agimit të qytetërimeve.

Çdo njeri e pinte birrën në atë kohë, që nga punëtorët e piramidave që paguheshin me birrë dhe bukë deri te shtresa e lartë e shoqërisë.

2. Vera

Vera mund të jetë po aq e vjetër sa edhe birra, kjo nuk mund të vërtetohet me siguri. Njerëzit paleolitikë mund ta kenë përdorur fillimisht verën si një lëng natyral i marrë nga fermentimi i rrushit të egër. Por prodhimi dhe ruajtja e verës ishte e vështirë për kulturat e hershme.

Për të krijuar verën atyre u duhej rrush i freskët, ndërsa për birrën nuk kishte shumë rëndësi për sa kohë që mjaftonte të përzieje elbin me ujin së bashku. Ka qenë shumë e vështirë për njerëzit e parë të mund të ruanin verën, duke qenë se me kalimin e kohës ajo kthehej në uthull.

Me kalimin e kohës, njerëzit filluan të përmirësonin cilësinë e verës dhe ta kthenin prodhimin e saj në një biznes nga i cili varej fati i qyteteve të tëra.

3. Pijet alkoolike

ARKATANA

Këto pije të forta veçanërisht si konjaku dhe rumi, qetësonin marinarët në udhëtimet e tyre të gjata në epokën e eksplorimeve, kur europianët mbushën detet gjatë shekullit të 15,16 dhe në fillim të shekullit 17 me shpresën e zbulimit të vendeve të reja.

Rumi luajti një rol kyç në tregtinë trekëndëshe midis Britanisë, Afrikës dhe kolonive të Amerikës Veriore, që dikur dominoi ekonominë e Atlantikut.

Mendohet se mund të ketë qenë rumi dhe jo çaji, faktori që nxiti lëvizjen amerikane për pavarësi, kur Britania vendosi të rriste taksën ndaj kësaj pijeje.

4. Kafeja

Historia e kafesë moderne fillon në gadishullin arabik, ku bathët e para filluan të piqen rreth viteve 1000 pas Krishtit. Diku rreth shekullit të 15 kafeja u përhap shumë në botën arabe.

Në këtë botë kafeja lulëzoi si një mënyrë alternative ndaj alkoolit të cilin islami e ndalon, shpjegon Standage. Kur kafeja arriti në Europë, ajo u mirëprit si një pije anti-alkool në epokën e nacionalitetit në shekullin e 18.

Kafenetë u bënë në atë kohë vendi i preferuar i njerëzve që dëshironin të mblidheshin së bashku për të diskutuar mbi idetë dhe informacionet. Funksion që ruhet ende edhe sot.

5. Çaji

Çaji u bë një pije e përditshme në Kinë rreth shekullit të tretë pas Krishtit. Botuesi i ‘The Economist’ tregon se kjo pije luajti një rol të rëndësishëm në zgjerimin mbretëror dhe industrial të Britanisë së Madhe për shumë shekuj më vonë. Gjatë shekullit të 19, kompania “India Lindore” mbajti monopolin për eksportet e çajit nga Kina.

“Dielli kurrë nuk ulej në perandorinë e madhe britanike, gjë që nënkuptonte se do të ishte gjithmonë koha për çaj në ndonjë cep të kolonive të saj”, tregon Standage.
Ndërkohë që ndodhi Revolucioni Industrial në shekullin 18 dhe 19, çaji u kthye në ‘karburantin’ e punëtorëve, të cilët qëndronin të zgjuar gjatë orëve të gjata dhe monotone të punës falë kësaj pijeje.

6. Coca-cola

Në vitin 1886, farmacisti John Stith Pemberton shiste rreth nëntë shishe coca-cola në ditë. Sot pija joalkoolike është një nga markat më me vlerë që shitet në më shumë shtete nga çka OKB-ja anëtare.

“Është fraza e dytë më e kuptueshme nga kushdo në botë pas fjalës ‘Ok’,” shpjegon Standage. Pija është bërë një simbol i SHBA-së. Botuesi thekson se gjermanët e anës lindore kërkuan me të shpejtë të shijonin këtë pije pasi ra Muri Berlinez. Ndërsa myslimanët tha ai derdhën coca-cola në rrugë në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së SHBA-së në Irak në vitin 2003.

Coca-cola është mishërim i asaj që ka ndodhur në shekullin e 20 në botë: rritja e kapitalizmit dhe e SHBA-së si një superfuqi, ndaj mund ta quash si globalizmi i futur në një shishe.