KKVITI

16 vjeçari nga Kosova dyshohet për 60 vjedhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në kantonin Baselland është kapur në vjedhje e sipër një tinejxher, i moshës 16 vjeçare, azilkërkues nga Kosova. Kjo ka ndodhur nga mesi i muajit korrik, por policia e kantonit në fjalë ka bërë të ditur të mërkurën këtë lajm, pasi që hetimet e mëvonshme të saj dhe të prokurorisë për të mitur kanë treguar se ai mund të jetë autor i rreth 60 vjedhjeve me thyerje të makinave dhe të shtëpive në këtë regjion.

Policia vlerëson se vlera e gjësendeve të vjedhura kalon mbi 10 mijë franga por dëmi i shkaktuar mbërrin në disa dhjetëra mijë franga, shkruan azonline.ch.

Eco Higjiena

Policia dhe prokuroria supozojnë se vjedhjet janë bërë nga muaji prill deri në muajin korrik të këtij viti.

Hetimet ndaj të riut janë duke vazhduar./albinfo/