Mobi Casa

Viktima Adeline M. nuk ishte shqiptare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria Publike e Kantonit të Gjenevës konfirmon enkas për albinfo.ch se viktima Adeline M. ishte me origjine zvicerane dhe jo shqiptare

Në mediet shqiptare është shpërndarë lajmi se terapeutja 34-vjeçare, Adeline M., e zbuluar e pajetë në një pyll afër Gjenevës, ishte shqiptare, pa cekur ndonjë burim dëshmues.

Mirëpo, në bazë të hulumtimeve dhe burimeve të kryqëzuara të kryera nga albinfo.ch, asnjë element lidhur me të ndjerën nuk shtyn të pohohet origjina e saj shqiptare. Ndryshe, duke iu referuar informatave të sjella enkas për albinfo.ch nga Ministria Publike e Kantonit të Gjenevës, bëhet e ditur se zonja Adeline M. nuk ishte shqiptare.

Adeline M. quhej Adeline Morel, nëna dhe babai i saj mbajnë po ashtu patronime joshqiptare, bëjnë të ditur burime të ndryshme.

KKVITI

Adeline ishte zhdukur pasi që kishte dalë të enjten rreth orës 11 paradite nga qendra për terapi sociale “La Paquerette” (Gjenevë). Ajo shoqëronte vetëm Fabrice A. (i dënuar me 20 vjet burgim për dhunim) në një aktivitet që ishte pjesë e terapisë.

Banorët e Zvicrës janë tronditur me këtë vrasje makabre. Mediet e ndryshme bën të ditur se i dyshuari, i cili pas vrasjes ishte në arrati, është kapur në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Polonisë.

Opinioni publik dhe mediet zvicerane kanë vërshuar institucionet zyrtare me pyetje rreth papërgjegjësisë së treguar me lëshimin e përdhunuesit vetëm me një grua të re.