Hidromorava

Shqiptarët e Championsit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Edhe pse nuk do të na përfaqësojë asnjë skuadër në Ligën e Kampionëve, futbollistët shqiptarë nuk do t’i mungojnë assesi këtij kompeticioni, si zakonisht. Shaqiri, Behrami, Xhemajli, Xhaka e Ajeti do të jenë ‘ambasadorët’ e futbollit shqiptar në garën më të rëndësishme evropiane të futbollit.

Futbollistët shqiptarë nuk mungojnë kurrsesi në evenimente të rëndësishme të futbollit evropian, por edhe atij botëror. Edhe në këtë edicion, edhe pse asnjë skuadër shqiptare nuk do të jetë pjesëmarrëse në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube – Liga e Kampionëve, ‘ambasadorët’ tanë do t’i kemi aty gjithsesi.

E nisim me Xherdan Shaqirin. Ylli kosovar fitoi gjithçka me Bayern Munichun sezonin e kaluar, duke përfshirë këtu edhe Championsin dhe ai do ta shijojë edhe këtë edicion këtë eveniment të rëndësishëm.

Gjiganti bavarez do të jetë pjesë e Grupit D, ndërsa do të ketë punë me Manchester Cityn, Viktoria Plzenin dhe CSKA Moskën.

Presim që në njërën nga këto ndeshje, trajneri Pep Guardiola t’ia japë rastin përfaqësuesit zviceran, i cili sigurisht që në zemër e ka Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Eco Higjiena

Vazhdojmë me Napolin, i cili përfaqësohet nga dy futbollistë shqiptarë. Po flasim për Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Pas sezonit fantastik në Serie A, klubi napolitan do të shpërblehet me pjesëmarrje në Champions. Klubi nga San Paolo do të jetë pjesë e Grupit F, që është mjaft i fortë, së bashku me Arsenalin, Borussia Dortmundin dhe Olympique Marseillen.

Edhe kur të luajë Baseli do ta kemi mundësinë t’i shijojmë paraqitjet e futbollistëve shqiptarë. Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti janë dy futbollistët që i mbrojnë me sukses ngjyrat e gjigantit zviceran, i cili do të jetë pjesë e Grupi E, bashkë me fituesin e fundit të Europa League, Chelsea, dhe me Schalken e Steaua Bucurestin.

Në fund, Anderlechti. Ekipi belg nuk është se përfaqësohet nga ndonjë futbollist, por nga një trajner. Bëhet fjalë për Besnik Hasin, i cili qe një kohë të gjatë është asistent trajner i gjigantit belg, i cili në Grupin C do t’i matë forcat me Paris Saint Germainin, Benficën dhe Olympiakosin.

Sezonin e kaluar e patëm rastin ta shijonim suksesin e madh të Shaqirit. Shpresojmë që edhe këtë vit, së paku njëri prej ‘legjionarëve’ tanë të shkojë sa më larg që është e mundur në Champions./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.