UBT

Evazion 200 milionësh para “hundëve” të Policisë e të Prokurorisë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Pjesa më e madhe e kompanive që merrem me importin dhe shitjen e derivateve të naftës, po e mashtrojnë me të madhe shtetin e Kosovës, pasi ato në të shumtën e rasteve nuk po japin fare kuponë fiskalë për konsumatorët e tyre, ndonëse janë të detyruar me ligj që ta bëjnë një gjë të tillë.

Rrudhani: Kompanitë e derivateve të naftës duhen të jenë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë e Policisë 24 orë.

“Mbi 70 për qind e pikave të karburanteve nuk japin kuponë fiskalë. Kjo do të thotë se mbi 200 milionë euro nuk dihet se ku shkojnë. Po aq para i mungojnë konsumatorit, sepse i ndalen nga sasia, nga vëllimi i karburantit. Edhe po aq qytetari konsumator humb nga cilësia. Nga dëmet që u shkaktohen automjetit dhe sigurisë në trafik, dëmet, humbjet janë edhe më të larta”, është shprehur Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori”,raporton Gazeta Kosova Sot.

Pjesa më e madhe e kompanive që merrem me importin dhe shitjen e derivateve të naftës, po e mashtrojnë me të madhe shtetin e Kosovës, pasi ato në të shumtën e rasteve nuk po japin fare kuponë fiskalë për konsumatorët e tyre, ndonëse janë të detyruar me ligj që ta bëjnë një gjë të tillë.

Analistët janë të mendimit se aktualisht në Kosovë evazionin më të madh fiskal e bëjnë këto pompa të derivateve, të cilat shumica janë të lidhura me politikanët dhe qëllimisht i shmangin pagesat e taksave. Është e habitshme, sipas tyre, pse institucionet po tolerojnë që pronarët e kompanive që shesin derivate të naftës të bëjnë shmangie masive të pagesës së taksave, duke akuzuar se kjo punë ka lidhje të drejtpërdrejtë me politikën, por edhe korrupsionin e inspektorëve. Veç saj, me të madhe flitet se pronarët e vërtetë të kompanive janë personalitete më të larta nga skena politike e shtetërore e vendit tonë, të cilët fshihen me emrat jorealë pas kompanive më të mëdha me derivate të naftës. Bëhet e ditur se secila prej këtyre kompanive të mëdha importojnë akëcila më shumë se 4-5 mijë autocisterna nafte brenda vitit dhe të cilave u mundësohet ashiqare edhe evazioni fiskal, por edhe kontrabanda nga zyrtarët e lartë qeveritarë të lidhur me “bosët e vërtetë”, që janë në pozitat kulminante në Republikën tonë që nuk po ndërtohet dot, nga goditje shkatërruese të tyre. Zyrtarët e ATK-së, lidhur me mosdhënien e kuponëve fiskalë nga ana e këtyre pompave të derivateve të naftës, nuk janë prononcuar të dielën, por në një deklaratë të mëhershme kanë thënë se të gjitha bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës janë të obliguara të pajisen me arka fiskale, dhe se ndaj gjithë atyre që nuk kanë lëshuar apo nuk lëshojnë kuponë fiskalë do të merren masa në përputhshmëri me ligjet në fuqi. Ndonëse u janë dërguar pyetjet përmes adresës elektronike edhe Prokurorisë Shtetit, AKI-së, MTI-së dhe Agjencisë Antikorrupsion, këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e Gazetës.

Eco Higjiena

Naftëtarët e pranojnë influencën e politikanëve në biznesin e tyre Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani theksoi se sa i përket rifiskalizimit është thyer monopoli që ka ekzistuar dhe tash janë dy operatorë që merren me arka fiskale, kurse çmimi, i cili ka qenë 18.500 euro, tash është rreth 4200 euro, duke mundësuar që me hyrjen në treg të operatorit të ri çmimet e arkave fiskale janë ulur 300 për qind. Sa i përket rifiskalizimit, Berjani thotë se procesi po ecën me sukses dhe është duke përfunduar me sukses dhe beson se deri në fund të vitit 2017 rifiskalizimi do të përfundojë. “Çdo iniciativë të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe ATK-së ne si Shoqatë e Naftëtarëve lidhur me rifiskalizim do ta përkrahim”, është shprehur ai.

Lidhur me atë se a qëndrojnë prapa bizneseve të naftës politikanët, Berjani thotë se me këtë çështje duhet të merret Prokuroria.

Ai shton se kompani të lidhura me pushtetin marrin tenderë për furnizim të institucioneve me derivate dhe spikat se Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar që i njëjti tender të ndahet e të shpërndahet në 6 lote dhe se kompanitë të mos kenë të drejtën që të marrin më shumë se 1 lot. “Dikush duhet që të japë përgjegjësi për këto zhvatje. Kjo ngase deri më tash të gjitha ato kompani që kanë qenë të lidhura me pushtetin, të njëjtat kanë marrë tenderë, kurse kompanitë e ndershme vetëm kanë “mrizuar” në këtë drejtim”, është shprehur Berjani.

Ndërsa, nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku theksoi për Gazetën se është e vërtetë se politikanët më të lartë të shtetit nuk qëndrojnë vetëm prapa kompanive të derivateve të naftës, por edhe prapa çdo kompanie tjetër që është fitimprurëse. “Kjo mund të dëshmohet me tenderët e kapur nga zyrtarët e lartë të Qeverisë, por edhe interesi i tyre që edhe pas skadimit të tenderit me mekanizmat që përdorin mbajnë në shfrytëzim edhe me tej”, është shprehur ai.?

Sipas Malokut, për këto raste është për habi se si edhe Prokuroria e Shtetit nuk është e interesuar ta ndërpresë këtë të keqe, e cila shumë po i kushton buxhetit të vendit me qindra miliona euro të humbura. “Për tenderët e derivateve të naftës, një iniciativë e dalë nga Shoqata e Naftëtarëve është kërkuar që në nivel të vendit tenderët të ndahen në disa lote apo në disa pjesë, e cila kërkesë edhe është mirëpritur nga Qeveria, po në zbatim ende nuk ka rezultate”, është shprehur ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.