Eko Higjiena

Azilkërkuesit po rriten, por Shqipëria e fundit në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jo pak, por plot 122 mijë persona nga Ballkani Perëndimor kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, që prej vitit 2009.

Të dhënat i bën të ditura EUROSTAT, ku përfshihet Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Kosova.

Kujtojmë se tre vende të Ballkanit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi përfunduan nga procesi i liberalizimit të vizave në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina, përfituan një vit më vonë. Numrin më të lartë të azilkërkuesve e ka Serbia.

Mobi Casa

Parlamenti Evropian (PE) miratoi të enjten, një klauzolë që i lejon Bashkimit Evropian (BE), shtetet anëtare për pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në nivelin e Bashkimit Evropian (BE), numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë në rritje që nga viti 2009 me më emigrojnë në Gjermani, Suedi dhe Belgjikë, transmeton gazeta Start.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Kufijve të Jashtëm (FRONTEX), thotë se në mesin e vendeve të Ballkanit, rreth 48 për qind e aplikimeve për azil ishin nga Serbia, 22 për qind nga Maqedonia, 15% nga Bosnjë e Hercegovina, ndërsa 13% nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas Frontex, se vendet më të kërkuara për azilkërkuesit janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Iniciativa e Stabilitetit Evropian (ESI) në një studim të janarit të këtij viti, thekson se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë në rritje që kurse këtyre shteteve ju hoqën vizat për të udhëtuar drejt zonës Shengen. “Këta persona zakonisht përpiqen për të përfituar nga ndihma sociale dhe përfitime të tjera”, shkruan raporti.