Zvicra masa të reja për emigrantët nga Kosova
Sjellja e Ligjit që shtetasit e Kosovës të dënuar në Zvicër do shërbejnë burgun e tyre në vendlindje është mirëpritur jo vetëm nga popullata zvicerane, por edhe nga këshilli i shtetit si dhe politikanët e këtij vendi.
Nga ana e tjetër, për shtetasit e Kosovës që do të ekstradohen nga Zvicra për të shërbyer burgun në Kosovë do humb çdo shpresë për t`u rikthyer prap në Zvicër.
Sipas ligjit mbi migracionin, secili emigrant i cili posedon vizën “C” dhe largohet nga Zvicra për më shumë se dy vite, atëherë ai do humb të drejtën e rikthimit te tij në këtë shtet dhe të drejtën për vazhdimin e vizës.
Nënshkrimi i kësaj kontrate mes Zvicrës dhe Kosovës është një spastrim i emigrantëve kosovarë nga Zvicra.
Me sjelljen e këtij ligji, familje të tëra do të bien viktimë e ndarjeve dhe shkëputjeve familjare. Prishtina zyrtare deri tani nuk ka bërë ndonjë reagim mbi këtë ligj por gojëmbyllur dhe symbyllur nënshkruhet një kontratë e tillë duke mos marrë parasysh pasojat e emigrantëve të sajë, të cilët jetojnë në Zvicër.
Në Zvicër jetojnë afër 220.000 emigrantë nga Kosova ku edhe paguajnë taksat shtetërore me rregull dhe duke qenë qytetarë kontribues të këtij vendi.
Ndërsa, numri i zviceranëve në Kosovë arrin rreth 25 veta, duke mos futur këtu ish-shtetasit e Kosovës që kanë shtetësinë zvicerane.
Bazuar në ligjin 48 BüG lëshuar me datën 14.12.2010, qytetarët e Kosovës me shtetësi zvicerane, në rast të veprave kriminale të rënda dhe në rast të dëmtimit të imazhit të Zvicrës, atyre mund t`i merret me urgjencë kjo shtetësi e dhënë. Këtë mund ta bëj secila komunë, kanton apo secili ent që ka të bëjë me çështjen e nënshtetësive dhe emigrantëve të huaj. (INA)


