Fundamenti

Interi ia mësyn Behramit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Interi nuk ka hequr dorë ende nga Valon Behrami. Pas spekulimeve të verës, së fundmi vijnë zëra nga Zvicra, të cilët konfirmojnë interesimin e klubit Nerazzurr për mesfushorin kosovar.

Sipas uebfaqes 4-4-2, trajneri Walter Mazzarri e ka shprehur dëshirën që ta ketë në ekip përfaqësuesin zviceran, i cili i la mbresa të mira në Napoli, ku punuan së bashku.

Eco Higjiena

Gjithnjë sipas këtyre zërave, Interi do të tentojë që në janar ta bëjë të vetin Behramin, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Verona, Lazio, West Ham dhe Fiorentina.