Fundamenti

Theo: Berisha do të jetë golashënuesi më i mirë në A-League

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Portieri i Brisbane Roar, Michael Theo parashikon se Besart Berisha do të jetë sërish golashënuesi më i mirë i kampionatit australian të futbollit, A-League.

Sulmuesi kosovar e kishte fituar ‘Këpucën e Artë’ të kësaj lige në sezonin 2011/12 kur kishte realizuar 19 gola, por nuk mundi ta mbronte këtë trofe sezonin e kaluar.

Ai u desh të kënaqej me 14 gola në edicionin e fundit, duke përfunduar në pozitën e tretë.

Theo beson se kualiteti i mesfushorëve Liam Miller, Matt McKay e Diogo Ferreira, të cilët iu bashkuan liderit të ekipit Thomas Broich, do të bëjë që Berisha të ketë më shumë raste dhe të jetë i pamëshirshëm për portat kundërshtare.

Fundamenti

“5-6 lojtarët tanë ofanzivë mund të krijojnë rrezik për kundërshtarët në çdo moment. Berisha mund t’i finalizojë sulmet me sukses, kështu që jemi të kënaqur me potencialin e ekipit. Ne luajmë 4-4-3, me Berishën në qendër dhe do të kemi mbështetje të duhur”, deklaroi Theo.

“Sezonin e kaluar ndonjëherë ai ishte i frustruar dhe kthehej prapa shuam rrallë për ta marrë topin, ndoshta për shkak se nuk shërbehej ashtu siç dëshironte. Por, ai nuk do ta bëjë të njëjtën gjë këtë sezon. Tash, Besarti do të ketë më shumë topa në sulm, pasi ai është ‘vrasës’ në zonën e rreptësisë”, vijoi portieri australian.

“Besarti, pa dyshim është njëri prej sulmuesve më të mirë në ligë. Dëshira dhe uria që e shfaq ai në fushë e bën atë të veçantë. Ai është një fitues. Nëse do t’ia japim Berishës shërbimet që i meriton, ne e dimë se ai do ta plasojë topin në rrjetë dhe do të luftojë për trofeun e golashënuesit më të mirë, kjo është e sigurt”, përfundoi Theo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.