UBT

Mehmedi rikthehet në sulmin e Freiburg-ut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmuesi shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, Admir Mehmedi, ka vuajtur dënimin prej një ndeshje moslojë për Freiburgun, dhe të shtunën i gatshëm e prêt takimin kundër Augsburgut si mysafirë, i vlefshëm për javën e pestë të Bundesligës gjermane.

“Unë vetëm një ndeshje isha i suspenduar dhe tani kam të drejtë loje. Jam i përgatitur dhe i gatshëm për të ndihmuar skuadrën time të re drejtë një fitore në kampionatin e Gjermanisë në futboll. Këtë javë luajmë si mysafir me Augsburgun, ku gjithsesi na prêt një lojë e vështirë, por unë kam besim se do të fitojmë”, është shprehur për Lajm, sulmuesi i ri Freiburgut, Admir Mehmedi.

FIDANISHTJA

Kujtojmë se, Mehmedi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e xhiros së tretë të Bundesligës, në të cilën skuadra e tij barazoi në udhëtim ndaj Hoffenheimit me rezultatin 3:3. Ai ishte inkuadruar në lojë në minutën e 72-të, ndërsa u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të pas një gjesti ndaj gjyqtarit anësor.

Sulmuesi 22-vjeçar te Freiburgu është huazuar nga Dynamo Kievi gjatë kësaj vere. Mehmedi është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës. Në renditjen tabelore Freiburgi është i 16-ti me vetëm 2 pikë nga katër ndeshje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.