UBT

KSHZ: Ndalimi në klub, diskreditim për imazhin e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Për vendimin e klubit “Jil“ në Cyrih për të ndaluar në mënyrë eksplicite hyrjen e “shqiptarëve dhe kosovarëve” ka reaguar Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dënon fuqishëm një veprim të këtillë të drejtuesve të klubit serb, duke e vlerësuar si një formë diskriminuese, racore dhe jonjerëzore.

Uji Dea

„Forma përjashtuese e një komuniteti të tërë është në kundërshtim të plotë me ligjet, normat dhe vlerat e shtetit helvetik“, thotë Avni Binaku, sekretar i Kuvendit.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës e konsideron klubin „Jil“ si joserioz dhe të papërgjegjshëm, i cili me këtë veprim ka për qëllim diskreditimin e imazhit të shqiptarëve karshi shoqërisë vendëse të Zvicrës./albinfo/