UBT

Merr fund ëndrra?

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shqipëria ka pësuar humbje prej 2-1 nga Islanda për të zbehur ëndrrën që të jetë pjesë e Kampionati Botëror 2014 që zhvillohet në Brazil.

Kuqezinjtë e filluan mirë sfidën duke krijuar epërsi të hershme. Mesfushori i Valladolidit, Valdet Rama, shmangu një mbrojtës dhe akoma pa hyrë në zonë goditi për ta dërguar topin në rrjet (9’).

Mirëpo, pak minuta më pas, mbrojtja mysafire gaboi dhe Birkir Bjarnason e barazoi rezultatin (13’).

Deri në fund të fraksionit të parë, të dyja skuadrat patën rastet e tyre, mirëpo shkuan në pushim me shifra identike.

KKVITI

Porsa filloi pjesa e dytë, Kolbein Sigthorsson priti një harkim të Sevarsson për epërsinë e vendasve (47’).

Kombëtarja shqiptare u angazhua në ofensivë në minutat në vazhdim në kërkim të golit të barazimit, mirëpo nuk arrinte të gjejë rrjetin.

Për të siguruar ‘play-offin’, Shqipëria duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura (ndaj Zvicrës dhe Qipros) dhe të presë gabimin e Islandës dhe Sllovenisë. /Telegrafi/