Eko Higjiena

Basha, në Islandë për fitore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kombëtarja shqiptare ka lënë prapa krahëve humbjen dëshpëruese nga Sllovenia, derisa tani po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e radhës kundër Islandës, e cila do të luhet të martën.

Migjen Basha mendon se ekipi kuqezi duhet të sulmoj ekipi islandez për t’ia arritur qëllimit – arkëtimin e tre pikëve, të cilat do t’i japin shpresë ekipit kuqezi për tu renditur i dyti në Grupin E.

“Duhet të sulmojmë që në fillim, pa pasur frikë. Ne e pamë ndaj Sllovenisë që nuk iu përshtatëm dot situatës në kushtet kur donim të ruanim rezultatin. Na nevojiten tri pikë për të besuar te vendi i dytë, kështu që duhet të shkojmë në Islandë me mendimin për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Basha.

Mesfushori kosovar mendon se ekipi kuqezi ednde ka gjasa për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin botëror

UBT

“Me përqindje nuk mund ta them, por besimi është shumë i madh. Megjithatë, varet edhe nga rezultatet e rivalëve. Nëse marrim tri pikë në Islandë, atëherë kemi shumë shpresa”, theksoi anëtari i Torinos.

Ekipi kuqezi sot pasdite do të mbërrij në Islandë, derisa nesër nga ora 21:00 do ta zhvilloj ndeshjen kundër përfaqësueses së këtij vendi.

Shqipëria gjendet e treta në Grupin E me 10 pikë të tubuara, sa ka edhe Islanda në vendin e katërtë.

Lideri i Grupi E, është Zvicra me 15 pikë të tubuara, derisa Norvegjia renditet e dyta me 11 pikë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.