Hidromorava

Lala, i shkatërruar nga futbolli

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Altin Lala ndihet i shkatërruar nga futbolli. Ish futbollisti shqiptar pati nëntë operime dhe lëndime të shumta gjatë karrierës së bujshme, të cilat e dërrmuan totalisht. Madje, 37 vjeçari thotë se për momentin as që mund ta godasë topin, kur dëshiron të luajë me djalin e tij.

Altin Lala ka zhvilluar mbi 400 ndeshje profesioniste, në karrierën e bujshme që e pati. Ish mesfushori shqiptar pati nëntë operacione në karrierën e gjatë dhe lëndime të shumta.

Për këtë, 37 vjeçari, i cili konsiderohej si shpirti luftarak i skuadrës, thotë se është dërrmuar nga futbolli.

“Nuk mundem as ta godas topin , kur dal në oborr me djalin. Ky vërtet është një mëkat. Mund të them se futbolli më ka dërrmuar”, deklaroi Lala për tabloidin gjerman Bild.

Mobi Casa

Pasi kaloi 14 sezone me Hannoverin, ai iu bashkua ekipit të dytë të Bayern Munichut vitin e kaluar. Por, veterani i mesfushës nuk arriti ta mbyll ashtu siç duhej eksperiencën.

Ishte pikërisht një lëndim i pësuar në ligamentet e gjurit, i treti i tillë në karrierë, ai i cili e detyroi Lalën që t’i vendoste këpucët në gozhdë.

“Ishte data 5 tetor, kur e kam kuptuar se isha dëmtuar. Më pas vendosa të pensionohem”, vazhdoi ai.

Lala e kishte marrë rrugën e kurbetit si 16 vjeç. Nga ajo kohë, ai tregoi se ka kualitet dhe pas një kohe iu bashkua Hannoverit, prej nga e fitoi edhe një vend të sigurt në Kombëtaren shqiptare. Në të ardhmen, Lala planifikon të kryejë zejen e trajnerit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.