UBT

Cana: Jemi të zhgënjyer, e kishim lojën në dorë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lorik Cana ndihet mjaft i zhgënjyer pas humbjes që e pësoi Kombëtarja shqiptare nga Sllovenia me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2014, e cila u zhvillua sonte në Lubjanë.

Kuqezinjtë kishin më shumë nga loja, duke krijuar disa raste të qindpërqindta. Por, në fund trepikëshit iu gëzuan sllovenët, falë një goli të shënuar në pjesën e parë, edhe pse nuk patën raste tjera të mira.

“Ne lojtarët dhe të gjithë shqiptarët jemi të zhgënjyer. U pa se në çfarë mënyrë humbëm. U pa se çka dha ekipi në fushë, kjo është një humbje që vështirë kapërdihet. Ky është futbolli: një skuadër jep më shumë, mundohet më shumë dhe prodhon më shumë dhe në fund nuk fiton”, deklaroi fillimisht kapiteni shqiptar.

“Ata e shënuar një gol fantastik dhe ndoshta ishte njëri nga dy mundësitë që kishin. Por, ne e kishim lojën në dorë, krijuam rast pas rasti dhe i bëmë presion kundërshtarit, duke i luajtur të gjitha shanset tona, me një mentalitet fituesi. Por, të gjitha përpjekjet tona nuk u shpërblyen. E donim një rezultat të mirë për njerëzit që na mbështetën në stadium”, vazhdoi futbollisti i Lazios.

Mobi Casa

Sidoqoftë, ai e përgëzoi ekipin e Gianni De Biasit për lojën që e bëri, pasi mendon se Kuqezinjtë po tregojnë ecuri dhe vazhdimësi.

Përkundër humbjes, mbrojtësi gjakovar beson ende në kualifikim në Botëror. “Gjasat janë të shumta për kualifikim. Edhe para ndeshjet me Sllovenisë, e dinim se edhe nëse nuk fitojmë këtu, mund të shkojmë në Botëror. Por, duhet pranuar se kjo humbje na lë peng. Në grupin tonë, çdo rezultat është i mundshëm. Ne jemi të gjithë afër me njëri tjetrin”, vijoi ai.

Ish futbollisti i PSG-së, Marseilles, Sunderlandit e Galatasarayt thekson se pas katër ditësh, ai me shokë do të luajnë ndaj një kundërshtari me kualitete, siç është Islanda, por shton se gjithçka është e mundur.

Cana beson se nëse vazhdohet me të njëjtin mentalitet, ekipit të Shqipërisë do t’i shpërblehet i gjithë mundi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.