Eko Higjiena

Shaqiri: Të gjithë po mundohen të na mposhtin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptari me pasaportë zvicerane ka deklaruar se të gjitha skuadrat i janë vërsulur Bayern Munichut për ta mposhtur, ndërsa ka përkrahur trajnerin Pep Guardiola.

Xherdan Shaqiri beson se suksesi i Bayernit në vitin e kaluar do të jetë vetëm motivim për kundërshtarët të cilët dëshirojnë t’i mposhtin ata. Bayern u bë skuadra e parë gjermane që fitoi tripletën, ndërsa mesfushori shqiptar dëshiron ta përsëris të njejtin sukses.

KKVITI

“Nuk e besoj se ndonjë skuadër e madhe i frikësohet Bayernit.” “Nuk ka vend për frikë tek skuadrat e mëdha. Askush nuk futet në fushë dhe të thotë ‘Oh ne po luajmë përballë Bayernit’. Skuadrat rivale do të jenë edhe më të motivuara për ta mposhtur kampionin e trefishtë.”

Pastaj, Shaqiri nuk e la pa përmend edhe trajnerin Guardiola për të cilin u shpreh “Pep din saktësisht se si të mirret me futbollistët. Ai transmeton shumë mirë atë që e mendon për secilin prej nesh. Ai është një njeri i cili na motivon shumë dhe për më tepër ka edhe sens humori. Nuk kam dyshim se ne nuk do të kaloojmë mirë me të”.