Hidromorava

Ismaili: Jo zvogëlimit të Superligës!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Në mbledhjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e Super ligës së Kosovës, ka marr pjesë edhe nënkryetari i Bordit të Klubit Futbollistik “Drita” nga Gjilani Besim Ismaili.

Në këtë mbledhje është diskutuar për shumë çështje me të cilat ballafaqohen klubet e vendit në lidhje me kontratat e futbollistëve , transferimin e futbollistëve jashtë vendit pa marrëveshje të klubit amë, zvogëlimi i numrit të ekipeve në Superligë në dhjetë, rritja e cilësisë e tjera.

Nënkryetari i bordit të KF “Drita”, Besim Ismaili, tha se nuk është i nevojshëm ulja e numrit të klubeve.

ARKATANA

Ai tha se edhe me tetë ekipe në Superligë nuk do të ketë mrekulli.“Futbolli Kosovar është në ngritje gjë e cila edhe është dëshmuar me transferimet e fundit nga Superliga e Kosovës në ekipet e rajonit. Ne duhet të merremi me organizim, referim sa më të mirëfilltë gjë që edhe është në atë drejtim , duhet një bashkëpunim në mes të FFK-së dhe federatave të rajonit për një mirëkuptim që të mos mbetet Kosova treg i lirë pa letra i tyre” tha Ismaili.

Ismaili tha se ne ndihemi të lumtur që futbollistët tanë po depërtojnë jashtë vendit , natyrisht se edhe kushtet po janë shumë më të mira, dhe ne nuk do të tentojmë t`i pengojmë , vetëm i urojme suksese.

Sipas Ismailit FFK-ja është duke e kryer punën e vet siç është më së miri, por problemet janë tek shteti fqinj Serbia dhe aleatët e saj./rajonipress/